Kryesuesi i Bordit të Postës: Donacioni im për Vetëvendosjen ishte vetëm 50 euro

Në janar të këtij viti KALLXO.com kishte raportuar se donatori i Lëvizjes Vetëvendosje, Fadil Bejta ishte emëruar kryesuesi i Bordit të Postës së Kosovës.

Bejta në #KallxoPernime ka sqaruar se donacioni i tij i vetëm për LVV ka qenë 50 euro, ndërsa shumën prej 1000 eurosh e ka dhënë nga një familjar i tij në mërgim.

”Emërimi im ka qenë një proces i konkurrimit, d.m.th. nuk jam emëruar por jam zgjedh prej 120 kandidatëve që kanë konkurruar në bord, jemi intervistuar 60 veta dhe konsideroj se për shkak përgatitjes, punës dhe kjo ka qenë arsyeja pse jam përzgjedh.  Donacioni që unë kam dhënë ka qenë 50 euro, shuma prej 1000 që konfiguron në emrin tim ka qenë që një familjar i imi nga perëndimi e ka dhënë, por që s’ka pas llogari financiare dhe ia km bë këtë mirë dhe e kam sqaruar këtë”, tha Bejta.

Sipas tij, arsyeja pse ka dhënë donacion është personale.

”Është e drejtë e qytetarit me kontribuo aty ku donë sepse është parja ime dhe djersia ime. Unë kam dhënë edhe Fatmir Limaj kur ka qenë në gjykatë të Hagës 10% të pagës, dyfish pro”, tha më tej ai.

Për këtë ish-kryeshefi i Postës, Xhevdet Smakiqi i tha se : ’a e ke bërë për sevap’.

Bejta ju përgjigj se është: çështja e ime personale’.

Donatori i Vetëvendosjes emërohet në krye të bordit në Postës 

.