Komisioni për buxhet e transfere miratoi raportin financiar të RTK-së

Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Transfere i Kuvendit të Kosovës e ka miratuar raportin financiar të Radio Televizionit të Kosovës për muajt korrik-shtator, si dhe programin e shpenzimeve për periudhën tetor-dhjetor 2020.

Në këtë takim drejtori i Bordit dhe drejtori i Përgjithshëm i RTK-së i kanë shpalosur përpara anëtarëve të Komisionit problemet me të cilat muajt e fundit është përballur Televizioni Publik.

Raporti financiar para deputetëve është shpalosur detajisht për muajt e kaluar dhe ai për programin e shpenzimeve për tremujorin e ardhshëm.

Sikurse drejtori i Bordit, Sali Bashota edhe drejtori i Përgjithshëm, Ngadhnjim Kastrati dhe shefja e financave, Adelina Hyseni kanë treguar për problemet më të cilat është përballur në mungesë të bordit të pakompletuar deri më tash dhe në mungesë të mjeteve të plota.

Bashota para anëtarëve të komisionit ka kërkuar që raporti financiar të mbështetet.

Më pas disa nga deputetët i kanë dhënë mbështetje këtij raporti. Drejtori Ngadhnjim Kastrati ka thënë se vetëm paga, pa contribute dhe pa asgjë tjetër paguhen dy milionë euro.

“Ndërkaq nga Kuvendi na janë ndarë vetëm 2 milionë e 50 euro. Ka qenë e pamundur që me ato para të bëhen pagesat e kontributeve. Ose është dashur t’ju ndërpritën pagat atyre që kanë kontribuar që kanë kontrata të rregullta”, ka thënë Kastrati.

Tutje Bashota ka thënë se kushtet në RTK janë të mjerueshme, duke nisur nga hapësirat ku punojnë gazetarët e deri tek studiot. Të njëjtën gjë e ka thënë edhe deputeti Gazmend Abrashi.

“Ajo çfarë kam parë unë është e mjerueshme”, ka thënë deputeti i AAK-së, duke kërkuar nga Komisioni që të bëjë zgjidhje për RTK-në./RTK