Kuvendit i Kthehet Gazi Lotsjellës

Gjatë diskutimeve për demarkacionin në Komisionin Parlamentar për Punë të jashtme, një deputet opozitar ka hedhur gaz lotjesllës brenda sallës.

Raportohet se gazi është hedhur nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Driton Çaushi përderisa anëtarët e këtij komisioni po debatonin dhe polemizonin për marrëveshjen për kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi e cila pritet që brenda pak ditëve të dalë në Kuvend për ratifikim.

Gazi është hedhur kur anëtarët e komisionit votuan në favor të procedimit të kësaj marrëveshjeje për seancën plenare.