Seanca e Kuvendit | Foto: KALLXO.com

Kuvendi Miraton Rekomandimet pas Përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit

Pas shumë orë debati e polemikash, deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan listën e rekomandimeve për Ministrinë e Arsimit pas përjashtimit të Agjencisë së Akreditimit nga organizata ndërkombëtare e cilësisë, EQAR.

Me 61 vota për dhe 1 kundër, deputetët miratuan rekomandimet të cilat u hartuan nga të gjitha grupet parlamentare.

Pas debateve e polemikave, kreu i grupit parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti lexoi rekomandimet sa ishin shtatë të tilla.

“Pas dakordimit me të gjitha grupet parlamentare ne kemi arritur të dalim me këto rekomandime:

  1. Brenda afatit të ankimimit të ndërmerren të gjitha veprimet e duhura që të kthehet AKA si anëtarë e rregullt ne EAQR
  2. Ministri të raportoj në kuvend për arsyet e shkarkimit të bordit duke ofruar informata për komisionin funksional në raportim me dyer te mbyllura
  3. Ministri të tërheq nga kuvendi për verifikim propozim vendimin për anëtar të bordit
  4. Në afat prej 7 ditësh një ekip punë me ekspertë, të përgatis udhëzimin administrativ i cili do të paraqes kriteret dhe procedurat për përzgjedhjen e anëtaret e bordit.
  5. Lista e anëtarëve të bordit, lista e anëtarëve të bordit të procedohet në Kuvend për miratim
  6. Kuvendi obligohet që në një kohë prej 10 ditësh nga dita e dorëzimit të propozim vendimit ta fus në rend dite për miratim
  7. Kuvendi i rekomandon ministrit që të filloj hartimin e një propozim të ligjit të ri për akreditimin e inistucioneve të arsimit të lartë i cili siguron autonominë e agjencisë.