Kufizohet Xhirimi i Seancës në Rastin Badivuku

Megjithëse nuk kishte asnjë arsye për kufizimin e xhirimit të seancës, e cila është në interes të publikut për shkak se e akuzuar për ryshfet është një ish-prokurore, kamera e KALLXO.com u lejua të xhirojë vetëm disa pamje dhe iu mohua të pasqyrojë me kamerë pjesën e referimit të lëndës.

Përderisa kryetari i kolegjit Driton Muharremi tha se do të lejojë xhirimin e pamjeve dhe të ndërpritet kur të fillojë referimi i lëndës, gjyqtari Fillim Skoro ishte edhe më i prerë.

“Vetëm një minutë xhirim keni. Çka keni me incizu incizoni dhe pastaj kamerat mbyllen”, tha gjyqtari Skoro.

Asnjëri nga gjyqtarët nuk dhanë asnjë arsyetim se pse duhet të kufizohet xhirimi i një seance të korrupsionit.

Kodi i Procedurës Penale lejon xhirimin e seancave dhe përcakton kushtet në të cilat gjyqtarët mund të ndalojnë xhirimin e një seance.

Megjithatë, në rastet kur mbyllet seanca Kodi i Procedurës Penale kërkon që kjo të bëhet me aktvendim, në të cilin jepet arsyetimi.

KALLXO.com raportoi nga seanca përkundër kufizimit të xhirimit ndërsa raportimet në rastin Badivuku mund t’i gjeni në këtë link.

http://kallxo.com/badivuku-une-jam-viktime-e-ketij-rasti/