Kryeministri Vendos për Kthimin e Flamurit Kombëtar te Rrethi

Pas përfundimit të festës zyrtare të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kthimin e flamurit kombëtar te rrethi në hyrje të kryeqytetit.

Flamuri kombëtar i mëparshëm që ishte vendosur nga Komuna e Prishtinës u hoq në natën e 13 shkurtit për tu zëvendësuar me flamurin shtetëror të Kosovës.

Ky zëvendësim kishte shkaktuar tollovi te rrethi dhe reagime nga zyrtarët që ishin pro dhe kundër zëvvendësimit të këtij flamuri.

Flamuri shtetëror qëndroi në shtizë gjatë tërë festës së 10 vjetorit të pavarësisë ndërsa tani Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj doli me një vendim me të cilin e obligon Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal për kthimin e flamurit kombëtar te rrethi.

Vendimin e Kryeministrit e konfirmoi për KALLXO.com zëdhënësja e qeverisë, Donjeta Gashi.

Gazeta Jeta në Kosovë kishte shkruar lidhur me ndërrimet e flamujve te rrethi.

Rrotullimet e Politikës për Flamujt ‘te Rrethi”