Foto: Komuna e Skenderajt

Artisja krijon flamurin e Kosovës në 1,200 metra katror, hynë në librin e rekordeve – Guinness (VIDEO)

Gruaja nga Skenderaj ka thyer edhe një rekord të ri. Kjo është artistja Arbnora Fejza – Idrizi, e cila kësaj radhe, ka hyrë në librin e Guiness-it me flamurin e Kosovës, me mozaikun e përgatitur me 127.400 copë letra origami. Flamuri i Kosovës është punuar përmes artit të njohur si origami dhe është i madh plotë 1,200 metra katror. Secila copë letre e saj, ka kërkuar 15 teknika arti thotë Fejza – Idrizi.

“Më është dashur katër muaj kohë, nga katër orë në ditë, të formojë copëzat e origamit, një pjesë 15 teknika arti origami që është dashur t’i arrijmë 127,400 copë letër origami. Flamuri është 1,216.34 metra katrorë, ka qenë një punë intensive, ndërsa e kemi finalizuar brenda një dite me 6 shkurt. Kemi filluar në orën 09:00 dhe kemi përfunduar në orën 12:00 të mbrëmjes, 14 orë punë me pauzë të shkurta”.

Ajo thotë se gjatë finalizimit të flamurit ka hasur në vështirësi.

Për këtë projekt asaj i ndihmuan një staf prej 43 personash.

“Fillimisht tek Guiness-i e kam dërguar projektin në miniaturë që është dashur të bëhet dizajni i tij, pastaj e kam biseduar me arkitektin, ai ka dizajnuar copëzat, pastaj me ndihmën e menaxherit dhe të gjithë stafit i kemi bërë vetëm pikat koordinuese të flamurit, kurse pjesa më e vështirë ka qenë fillimi tek maja e hartës, koordinimi me yjet sepse është dashur, që qoftë një radhitje nuk behej ashtu siç komplet puna dështonte dhe flamuri devijonte, është dashur një përkushtim i gjatë dhe një mund i madh”.

Këtë rekord, ajo ia dedikon Familjes Jashari.

“Unë kam dashur që këtë rekord, ta përfaqësoj Gjimnazin “Hamëz Jashari” dhe t’ia dedikoj Familjes Jashari, dhe gjithë dëshmorëve që kanë rënë për liri. Do me thënë jam përpjekur që me punën time t’i jetësoj ëndrrat e atyre që kanë dhënë edhe jetën”.

Ky është rekordi i tretë me radhë për artisten.

Pas këtyre sukseseve që ia solli Kosovës, ajo pret përkrahje më të madhe nga institucionet e vendit.

Video e plotë në këtë LINK