Pamje nga një mbledhje e KQZ-së - Foto: KALLXO.com

KQZ Zëvendëson Deputetët Ministra

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar emrat e deputetëve të rinj të Kuvendit të Kosovës, të cilët do të zënë ulëset e deputetëve që kanë marrë poste ministrore në Qeveri.

NDËRLIDHUR

Kështu, Nait Hasani nga koalicioni parazgjedhor PAN do ta zërë vendin e Ramush Haradinajt, i cili ka marrë postin e kryeministrit të Kosovës.

Ndërsa, në vend të Behgjet Pacollit, i cili ka marrë postin e zëvendëskryeministrit të parë dhe të ministrit të Punëve të Jashtme ka ardhur kandidati i LDK-së, Imet Rrahmani, partia e të cilit bashkë me atë të Pacollit kishin formuar koalicion para zgjedhjeve të 11 qershorit.

Enver Hoti (PAN) do ta zëvendësojë zëvendëskryeministrin Enver Hoxhaj.

Ndërsa, Fadil Beka do ta zëvendësojë zëvendëskryeministrin tjetër, Fatmir Limaj.

Kurse, në vend të ministrit të FSK-së, Rrustem Berishës do të ulet Gani Dreshaj, e Bekë Berisha do ta zëvendësojë ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekajn.

Po ashtu, Bahrim Shabani e zëvendëson Rasim Demirin, i cili është emëruar ministër pa portofol.

Qeveria e Kosovës është votuar në Kuvend të shtunën.

Dhe, anëtarët e saj që ishin deputetë do të zëvendësohen nga kandidatët që kishin më së shumti vota e që ishin në “listën e pritjes” të koalicioneve ose subjekteve përmes të cilave kanë garuar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit.

13 Shtator 2017 - 14:45

Naser Sertolli 13/09/2017 - 14:45
NDËRVEPRIMI0