Mbledhja e KPK-së | Foto KALLXO.com

KPK do të Hetojë Rreth Provimit të Jurisprudencës së Lumezit

Kreu i Këshillit Prokurorial të Kosovës Blerim Isufaj paralajmëroi sot pas mbledhjes së këtij institucioni se do të hetohen pretendimet ndaj Aleksandër Lumezit për falsifikimin e provimit të jurisprudencës.

“Këshilli nuk e ka diskutu çështjen e pezullimit [të Lumezit], por ka diskutu shumë pretendimet që janë ba dhe ka me pasë raport përfundimtar”, tha Blerim Isufaj.

Sa i përket pavarësisë së hetimeve ndaj kryeprokurorit Lumezi, Isufaj deklaroi se hetimi do të jetë i pavarur.

“Nuk mund të ketë hetim më të pavarur sesa vetë thirrja publike që urdhëroni hetoni”, tha Isufaj.

Sot edhe shoqëria civile kërkoi hetim të pavarur ndaj Lumezit.

http://kallxo.com/shoqeria-civile-kerkon-hetim-te-pavarur-per-lumezin/

Enver Hasani, ish-rektori i UP-së dhe ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, pasi u dënua më 18 tetor me një vit burg me kusht në lidhje me disa libra të përkthyer, tha se Aleksandër Lumezi e ka falsifikuar provimin e jurisprudencës.

Lumezi pastaj fjalët e Hasanit i cilësoi shpifje, ndërsa publikoi certifikatën e provimit të jurisprudencës.

Lumezi paralajmëroi padi ndaj Enver Hasanit, ndërsa u bëri thirrje organecve të drejtësisë që të hetohen pretendimet e ngritura nga Hasani.