Konfiskohet Kallashnikovi dhe Pistoleta në Mitrovicë

Policia në rajonin e Mitrovicës njoftoi se gjatë ditës së sotme konfiskoi dy armë në dy lokacione të këtij qyteti.

“Në lokacionin e parë pas një urdhri është kontrolluar një shtëpi ku është konfiskuar një pushkë automatike, ndërsa në rastin e dytë në bazë të një informacioni për posedim të armës është identifikuar dhe ndaluar një veturë, ku gjatë kontrollit policia ka konfiskuar një pistoletë,” thuhet në njoftimin e policisë.

Personat që iu konfiskuan armët nuk kanë pasur leje për to, ndërsa policia po i heton këto dy raste për mbajtje në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

KALLXO.com edhe më herët shkroi për konfiskim armësh.

http://kallxo.com/konfiskime-te-armeve-dhe-narkotikeve/

http://kallxo.com/ne-kryeqytet-kapet-arsenal-armesh/