Aksioni i policisë në Gjakovë për armët ilegale, arresohen shtatë persona

Në dy operacione policore në Malishevë janë arrestuar shtatë persona dhe janë konfiskuar një shumë e konsiderueshme e armëve ilegale.

Pas sigurimit të informatave nga  Stacioni Policor në Malishevë se disa persona të dyshuar posedojnë armë zjarri në kundërshtim me ligjin dhe të njëjtit kohë pas kohe gjuajnë me armë zjarri gjatë natës nëpër vendbanimet e tyre, gjë që paraqet shqetësim për banorët.

Pas këtyre informacioneve, Stacioni Policor në Malishevë ka filluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore  në Gjakovë.

“Gjatë dy operacioneve policore në fjalë janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të armëve, M.Th, R.M, A.M, S.M, N.M, B.B, dhe A.B.”, njofton policia.

Sipas njoftimit, Stacioni Policor në Malishevë me datat 5 korrik- 10 korrik, mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer bastisje të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në gjashtë lokacione të ndryshme.

Gjatë kontrollit, në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar  një mitraloz i lehtë, dy pushkë gjysmë automatike kalibri, një kallashnikovë, një pistoletë TT një pushkë , një pushkë gjahu e llojit CIFSAN, 26 copë fishekë të kalibrit 7.9 mm, 234 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, 11 copë fishekë të kalibrit 9 mm, 1 predhë fisheku, 23 copë fishekë të kalibrit 12 mm, 114 copë fishekë të kalibrit 7.65 mm, 4 karikatorë të armës automatike dhe dy karikatorë të pistoletës.

Policia në rajonin e  Gjakovës ka njoftuar se në lidhje me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar ndalohen për 48 orë në ndalim policor, ndërsa gjashtë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.