Aksion i Policise - 24.07.2019

Aksioni i Policisë, arrestohen 18 persona të dyshuar për trafik të armëve

18 persona  janë arrestuar në lokacione të ndryshme pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria e Ferizajt në bashkëpunim me drejtorinë e Hetimeve kundër Krimit të Organizuar në Prishtinë.

Ndaj të arrestuarve A.F., P.F., M.F., M.Sh., I.R., R.M., N.M., P.M., A.F., B.A., S.N., A.H., K.P., E.B., K.D., B.J., S.K., F.U., është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Importi, eksporti, furnizimi, transporti, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”.

Më kë rast janë sekuestruar sasi e madhe e armëve dhe municioneve:  37 revole, 8 armë gjuetie, 3 armë AK-47 , 2 armë gjysmë automatike, 7 armë të gjata, 1 pushkë ajrore, 18 karikator, pjesë të ndryshme të armëve (tyta të revoleve).

Janë sekuestruar edhe  një sasi e madhe e fishekëve, rreth 9,000 copë të kalibrave të ndryshëm.

Poashtu, janë sekuestruar të holla rreth 10.000 € si dhe dy (2) vetura.

https://kallxo.com/pamje-policia-godet-rrjetin-e-trafikimit-te-armeve/

.