Duhani i zbuluar në Ferizaj | Foto: Policia e Kosovës

Konfiskohen 5 Mijë Kilogramë Duhan në Ferizaj

Gjatë ditës së djeshme policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë realizuar një aksion në fshatin Dardani, ku kanë bastisur shtëpinë e 43 vjeçarit me inicialet S. T.

Pas informatave të policisë se në shtëpinë e 43 vjeçarit ka sasi të përpunuar të duhanit, policia ka arritur të konfiskojë 5.260 kilogramë duhan të përpunuar si dhe makina për bluarjen e duhanit.

E pyetur nga KALLXO.com se çfarë masash do të merren ndaj të dyshuarit, Zyra për Informim e Policisë së Ferizajt ka thënë se i dyshuari është liruar.

“Me rastin merren zyrtarët doganorë. Të dyshuarit  nga dogana i bëhet kallëzim penal për kundërvajtje doganore dhe i njëjti është liruar,” thuhet në përgjigjën e policisë.

Edhe në janar të 2015-ës policia zbuloi dhe shkatërroi në Ferizaj një fabrikë për përpunimin e duhanit.

http://kallxo.com/ne-ferizaj-shkaterrohet-fabrika-e-duhanit/