//E enjte ORA 20:20

5,831

2 Mars 2017

Avansimet në Mjekësi

Sonte në RTK u transmetua hulumtimi disajavor i emisionit “Jeta në Kosovë” për mënyrën e avansimit të asistentëve në Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Hulumtimi sjell rrëfimin e kallxueses, Rozafë Koliqi, doktor shkence në Farmaci Klinike, e cila nuk ka lënë derë institucionale pa kërkuar të drejtën e saj që i është mohuar nga Senati i Universiteti të Prishtinës.

E vetmja specialiste e Farmacisë Klinike në Kosovë, Rozafë Koliqi, tregon për shkeljet që ka bërë Rektorati i Universiteti të Prishtinës duke zgjedhur për asistent Naim Morinën edhe pse ajo i kishte përmbushur kriteret e Statutit të UP-së.

Në këtë hulumtim tregohet se si fitohen pozitat në Fakultetin e Mjekësisë nga kandidati Naim Morina i cili  ka pranuar se ka drekuar me njerëz me ndikim në UP para se të zgjidhet asistent në lëndën Farmaci Klinike.

Hulumtimi sjell edhe dokumente e fakte të nënshkruara nga Rektori i UP-së, Marjan Dema, për të cilat Policia e Kosovës ka nisur hetime.

Po ashtu dokumentohen edhe shkeljet e tjera të konkursit për Mjekësisë për të cilat ka vendime nga Inspektorati i Arsimit.

NDËRLIDHUR

zhvendosja
 

Banorët e Shipitullës Protestojnë, KEK pret Zhvendosje të Qetë

Banorët e fshatit Shipitullë të Komunës së Obiliqit kanë protestuar sot për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre për shpronësim. Ata kanë kërkuar nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK0 që t’i ndalë ekskavatorët pasi që ndjehen të rrezikuar nga ta. Saim Krasniqi, përfaqësues i banorëve të fshatit Shipitullë tha se është shkelur vija […]

parku i gjilanit
 

VIDEO- Parkun e Gjilanit e Mbulojnë Mbeturinat

Një qëndrim në park në këto ditë të vapës së verës mund të jetë zgjidhje e mirë për qytetarët por në parkun e Gjilanit, sytë e pushuesve po përballen me një situatë të rëndë. Mbeturinat e lëna nga vetë ata që kalojnë kohën në këtë vend në zemër të qytetit e kanë bërë të pamundur […]

TË FUNDIT

europa league
 

Milan Mposht Shkëndijën me Rezultat 6-0

AC Milan e ka mposhtur bindshëm dhe lehtë Shkëndijën me rezultat 6-0 sonte në ‘San Siro’, në sfidën e parë të fazës së play-offit në Europa League. “Rossonerët” gjatë gjithë ndeshjes kanë qenë ekip dominues në terren, duke qenë ekip dukshëm më i mirë se skuadra shqiptare. Andrea Silva (13’, 28’) dhe Montolivo (25’, 85’), […]

VIDEO: Vozitje e Rrezikshme në Qendër të Prishtinës

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend