Importi u Shtrenjtua në Fund të 2016-ës

Çmimet e importit shënuan 1 për qind rritje në muajt tetor-dhjetor 2016 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Këto çmime, sipas Agjencisë së Statistikave, shënuan ngritje prej 2 për qind në krahasim me periudhën korrik-shjtator të 2016-ës.

“Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 2.0 % në TM4 2016 krahasuar me TM3 2016”, thuhet nëpublikimin e ASK-së.

Më së shumti u rritën çmimet e produkteve minerale të importuara.

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te produktet minerale (9.0 %), instrumentet optike, fotografikë, matës, medicinalë dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (3.7 %), lëkura dhe artikujt e saj (3.6 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (3.2 %), druri dhe artikujt e drurit (2.5 %), produktet bimore (2.4 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.1 %), plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (1.8 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (1.3 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0.8 %), vajrat ushqyes (0.5 %), letrat dhe artikujt e saj (0.4 %) dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.1 %)”, thuhet në publikim.

Sektorë të tjerë ku u ulën çmimet e importit, u munduan ta zbusin rritjen.

“Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-0.8 %), mjetet e transportit (-0.8 %), këpucët (-0.8 %), tekstili dhe artikujt e tekstilit (-0.5 %) dhe produktet e industrive kimike (-0.1 %)”, vazhdoi më tej publikimi.

Çmimet më të larta për 1 për qind ishin në krahasim me muajt tetor-dhjetor të vitit 2015, me rritje më të madhe kryesisht  te lëkura dhe produktet minerale.

“Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te lëkura dhe artikujt e saj (4.6 %), produktet minerale (4.3 %), instrumentet optike, fotografikë, matës, medicinalë dhe muzikorë dhe mekanizmat e orës (3.7 %), druri dhe artikujt e drurit (2.5 %), shtazët e gjalla; produktet e shtazëve (2.3 %), artikujt e ndryshëm të prodhuar (2.3 %), pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.5 %), produktet e industrive kimike (1.2 %), artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.0 %), artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.9 %), letrat dhe artikujt e saj (0.2 %) dhe mjetet e transportit (0.1 %)“, sqaron publikimi.

Rënie të çmimeve të produkteve të importuara në periudhën tetor-dhjetor 2016 në raport me tetor-dhjetor 2015  pati te tekstili dhe metalet.

“[Rritja u neutralizua” nga rënia e çmimeve në sektorët e tekstilit për -5 për qind, metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë  -2.5 për qind, këpucët -2.2 për qind, vajrat ushqyese -0.8 për qind, plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre -0.7 për qind dhe produktet bimore -0.3 për qind”, tregoi ASK-ja.

Fillimin e vitit 2017, Kosova regjistroi shifra rekorde në rritjen  e importit të mallrave nga jashtë, por shifra rekorde regjistroi edhe për rënie të eksportit.

http://kallxo.com/kosova-rekord-te-importit-ne-janar/

Edhe peleti i importuar-lënda që përdoret për ngrohje ishte shtrenjtuar me uljen e temperaturave.

http://kallxo.com/shtrenjtohet-peleti-importuar/