Ramush Haradinaj viziton Policinë - Foto: KALLXO.com

Haradinaj: S’do të Mundet Kush t’i Rrezikojë Fëmijët Tanë

Gjatë vizitës në Policinë e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj tha se me drejtorin e përgjithshëm të Policisë, Shpend Maxhunin dhe ministrin e Brendshëm, Flamur Sefa, kanë diskutuar për disa detyra urgjente në fushën e sigurisë.

Një prej tyre tha kryeministri është droga te fëmijët, mundësia që trafikantë të ndryshëm të plasojnë narkotik te fëmijët e moshës minore. “Kjo është e patolerueshme dhe nuk do të tolerohet kjo“, tha Haradinaj.

Ai theksoi se një temë tjetër që lidhet me sigurinë janë vjedhjet në prona.

“Është një dakordim i të gjithë neve që s’ka me mujtë kush me u ofru fëmijëve droga, s’ka me mujtë kush m’i shti duart në shkollat tona, s’ka me mujtë kush me i rreziku fëmijët tonë“, tha kryeministri duke i falënderuar policët e policet për punën e tyre në gjithë territorin e Kosovës.