Haradinaj gjate takimit me presidentin e KOK-ut dhe kryetarin e Federates se Karatese

Haradinaj flet për karateistët kosovarë që do shkojnë në Serbi

Kryeministri Ramush Haradinaj është takuar sot me Presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani me të cilin kanë diskutuar në lidhje me kampionatin evropian të karatesë që do të mbahet në Novi Sad të Serbisë e ku do të marrin pjesë edhe sportisë nga Kosova.

Për kryeministrit Haradinaj, sportistët janë ambasadorës më të mirë të paqes dhe meritorët e kapërcimit të dallimeve politike e etnike.

“Qeveria mbështet sportistët në çdo garë rajonale dhe botërore, duke e vlerësuar lartë rolin e tyre të afrimit, të promovimit të paqes. Ne jemi me fat që shumë sportistë tanë kanë kapërcyer kufijtë dhe jo vetëm kaq, kanë shënuar histori në një vend të huaj, duke përfaqësuar vlerat tona dhe duke na afruar më shumë me popuj të tjerë”, tha Kryeministri Haradinaj, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Haradinaj gjatë takimit me Hasanin i ka shprehur përkushtimin për t’i dal në ndihmë KOK-ut dhe Federatës së Karetësë së Kosovës.

“Kryeministri Haradinaj shprehu përkushtimin e tij që të ndihmojë Komitetin Olimpik dhe Federatën e Karatesë së Kosovës, duke thënë se përmes sportit kapërcehen kufijtë e ndarjeve politike, dhe u krijohet hapësirë vlerave të përbashkëta njerëzore”, thuhet në komunikatën e Qeverisë, transmeton KALLXO.com