Haki Abazi: ‘Bombat’ në Maqedoni Sikur ‘Pronto’ në Kosovë

Analisti nga Kosova dhe drejtori i Fondacionit “Vëllezërit Rockefeller” për Ballkanin Perëndimor, Haki Abazi, thotë se gjendja në Kosovë dhe Maqedoni është “plotësisht e njëjtë” sado që fazat e krizave në këto dy shtete janë të ndryshme dhe “akterët mund të jenë pjesërisht të ndryshëm”.

“Kemi një shtet i cili plotësisht i ka diskredituar institucionet e veta, ka një parlament edhe në këtë anë edhe në anën tjetër që nuk funksionon, absolutisht është sa për sy e faqe dhe shteti është i kapur prej interesave grupore e klanore”, tha Abazi gjatë debatit për krizën në Maqedoni në emisionin “Jeta në Kosovë”.

“Bombat në Maqedoni janë pjesërisht të afërta me aferën ‘Pronto’, llojin e komunikimit, gjuhën e komunikimit, formën e komunikimit”, tha ai.

Sipas Haki Abazit, forma e veprimit të partive shqiptare në Maqedoni është pothuajse joekzistente.

Debati i plotë: