Granit Elshani Sillet në Gjykatë

Gjykata Themelore në Pejë i ka shqiptuar masën prej 30 ditë paraburgim Granit Elshanit, i cili dyshohet për pjesëmarrje në një vrasje që ka ndodhur në vitin 2010.

Nën masa të rrepta të sigurisë, i dyshuari është sjellë nga Policia në Gjykatë, prej të cilës më pas është shoqëruar drejt qendrës së paraburgimit.

Pas marrjes në pyetje, Gjykata i ka shqiptuar atij masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

“Është caktuar masa e paraburgimit për G.E në afat prej 30 ditësh, duke llogaritur nga data 25 tetor deri më 25 nëntor të vitit 2016”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Selvane Bukleta.

http://kallxo.com/30-dite-paraburgim-per-granit-elshanin/

Granit Elshani është vetëdorëzuar tre ditë më parë në stacionin policor të Pejës.

“Dyshohet për një vrasje të ndodhur në janar të vitit 2010, armëmbajtje pa leje dhe dyshime për pjesëmarrje në disa tentim vrasje të tjera”, tha për KALLXO.com Ndrec Doda, avokati i Elshanit.