Gjykata e Apelit, Prishtinë | Foto: Kallxo.com

Gjykata e Apelit Kërkon 10 Gjyqtarë me Konkurs

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për dhjetë gjyqtarë të Gjykatës së Apelit.

Gjykata e Apelit përmes një njoftimi për media ka njoftuar se procedurat për rekrutimin e tyre do të kryhen sa më shpejtë që është  e mundur, pasi që nevoja për ta është tejet e madhe.

“Gjykata e Apelit si gjykata e shkallës se dytë, në vazhdimësi ka qenë e ngarkuar më një numër jashtëzakonisht të madh të lëndëve, ku vetëm në vitin 2017, ka pasur në punë mbi 24 mijë të tilla, prej te cilave 11 mijë të trashëguara nga vitet paraprake. Nëse këtë numër e pjesëtojmë me atë të gjyqtarëve, që janë 35, i bije që secili nga ta ka pasur në sirtarë rreth 700 lëndë”, thuhet në komunikatën e Gjykatës së Apelit.