Trefish Më Shumë Dëmtime të Pyjeve

Sipas planit të Agjencisë së Pyjeve të Kosovës për prerjet në periudhën qershor 2012 – shkurt 2013 në komunën e Ferizajt ishte paraparë një dëm i arsyetuar prej 257.000 eurosh, ndërsa në terren ka ndodhur një dëm prej 950.000 eurove.

Dëmi i shkaktuar kështu është trefish më i madh se i planifikuari.

Iniciativa Rinore Përparimtare  IRP, organizatë që merret me mbrojtjen e ambientit, është zotuar se do të bëjë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Ferizaj për dëmtimin e pyjeve në këtë komunë. Sipas saj, Ferizaj është zona më e dëmtuar në Kosovë.

Kenan Gashi, koordinator i IRP-së, thotë se dëmi është edhe shumë herë më i madh se ky i dhënë nga Agjencia e Pyjeve.

“Në Burrnik, Stanet e Gremës, Varosh dhe Jezerc situata është emergjente”, thotë Kenan Gashi koordinator i IRP-së, duke shtuar se kanë kërkuar nga kryetari i Komunës që të themelojë një komision për vlerësimin e dëmtimit.

 “Nuk jemi vetëm ne përgjegjës. Edhe Agjencia e Pyjeve nuk mund ta përjashtojë veten nga përgjegjësia

Gashi akuzon Agjencinë e Pyjeve ne Kosovës dhe Drejtorinë për Bujqësi ne Komunën e Ferizajt për neglizhencë.

Në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës ne Ferizaj thonë se obligimi i tyre është vetëm menaxhimi i pyjeve dhe jo ruajtja e tyre pasi, sipas tyre, ruajtja e tyre është përgjegjësi e komunës.

Drejtori i Drejtorisë se Bujqësisë ne Komunën e Ferizajt, Safit Haliti, pranon se dikasteri i tij është në dijeni se situata është e keqe, por jo deri në atë gjendje sa deklaron IRP-ja.

“Nuk jemi vetëm ne përgjegjës. Edhe Agjencia e Pyjeve nuk mund ta përjashtojë veten nga përgjegjësia”.

Haliti drejton gishtin edhe kah Policia e Kosovës.  Akuza se Policia ne Ferizaj nuk ndërmerr hapa për pranadalimin e kësaj gjendje ka edhe IRP-ja.

Ndërsa zëdhënësi i Policisë ne Rajonin e Ferizajt, Agim Gashi, mohon akuzat duke thënë se çdo herë kur është kërkuar asistencë nga policia, ajo u është ofruar zyrtarëve komunalë.  “Ka pasur ditë kur i kemi konfiskuar deri ne 100 metra dru, gjatë kontrolleve që kanë bërë patrullat tona, por është e pamundur të jemi ne çdo vend”, tha ai.

Koordinatori i IRP-së Gashi thotë se janë  informuar nga banorët e zonave te shpyllëzuara se rojet e pyjeve marrin edhe para nga persona që shkojnë për të prerë dru ilegalisht, duke shtuar se javën që vjen do te bëjnë kallëzim penal ne Prokurorinë Themelore ne Ferizaj.

Lidhur me këtë Drejtori i Drejtorisë se Bujqësisë, Safit Haliti, tha se për shkak të dëmtimit te pyjeve katër punëtor i kanë dërguar në komision disiplinor, por asnjeri prej tyre nuk është suspenduar, duke akuzuar anëtarët e këtij komisioni për neglizhencë, ndërsa pranon  se si drejtori  asnjëherë nuk kanë bërë kallëzim penal ndaj këtyre punëtorëve.

Lumni Salihu përgjegjës i sektorit të pylltarisë në drejtorinë e Bujqësisë arsyeton se prej se kjo fushë ka kaluar nga Ministria në kuadër të Komunës ka përzierje kompetencash. Sipas tij, këtë e konfirmon edhe gjendja në terren. Ai po ashtu ankohet edhe për mungesë te pylltarëve te mjaftueshëm. 

“Ka pasur ditë kur i kemi konfiskuar deri ne 100 metra dru, gjatë kontrolleve që kanë bërë patrullat tona

Trend nacional i dëmtitmit të pyjeve

Inspektorati i Pyjeve të Kosovës  bashkë me autoritetet komunale në vitin 2011 kanë ngritur 7827 fletëparaqitje – 5029 kanë qenë për kundërvajtje dhe 2798 për vepra penale të shkatërrimit të pyjeve.

Sipas këtij Inspektorati,  në vitin 2011 dëmtimet më të mëdha të pyjeve janë bërë në  komunat e Deçanit, Pejës, Istogut, Ferizajt, Kaçanikut dhe Podujevës – që njihen si vende me pyjet më të mira.

Shkatërrimi i pyjeve është ndihmuar edhe nga zjarret, prej të cilave besohet janë djegur rreth 3 400 hektarë pyje në rrethin e Dragashit, Pejës, Deçanit e Gjakovës. Sipas Qeverisë, rreth 2 900 hektarë  prej tyre janë pronë e qeverisë.

Agjencia Pyjore e Kosovës e ka përgatitur planin vjetor të menaxhimit të pyjeve në vitin 2012, që është diskutuar dhe aprovuar nga të gjitha komunat.

Pjesë e këtij plani është edhe sasia e lejuar për prerjen e masës drusore.

Plani i prerjeve bëhet mbi bazën e planeve menaxhuese 10-vjeçare të cilat lejojnë sasinë e prerjeve pas damkosjes nga ana e zyrtarëve të APK-së. Qëllimi i këtyre projekteve, sipas MBPZhR-së, ka qenë pyllëzimi i djerrinave të formuara nga pasojat e zjarreve dhe prerjeve ilegale, përmirësimi i strukturës së pyjeve, mbrojtja e mjedisit dhe nxitja e bashkëpunimit ndërmjet ministrive dhe komunave.