Raportoni Korrupsionin!

  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
FLM!

RAPORTI JUAJ
ESHTE DERGUAR

Fshatrat e Fundit të Gurit në Shqipëri Presin Zgjatje të Re të Jetës

Dy projektet e financuara nga Banka Botërore kanë për qëllim që të ruajnë arkitekturën vendore të fshatrave në rivierën Shqiptare – edhe pse banorët vendës kanë dyshime se këto projekte mund të ri-ndërtojnë ndjenjën e komunitetit të humbur shumë kohë më parë.

Fshati Vuno ishte ndërtuar në formën e një amfiteatri në shpatet e malit të Cikës, në autostradën që lidh Dhërmiun me qytetin e Himarës, duke qëndruar si një belveder natyral në kodër të mbushur me ullishte me pamje nga deti Jon.

NDËRLIDHUR

Fshati i cili qëndron në 176 metra lartësi mbidetare është një përmbledhje e shtëpive nga guri, dhe me rrugë të ngushta nga kalldrëmi që i ngjajnë një labirinti në shpat të malit.

Rrugicat me kalldrëm zgjerohen nën qemerët e gurit që lidh shtëpitë dy ose tre katëshe, të cilat në shekullin 19-të poeti dhe udhëtari britanik Edward Lear i përshkroi sikur të kishte “ndjenjën e pallateve Veneciane”.  

Shtëpitë në fshat janë afër 200 vite të vjetra, me disa që datojnë që nga viti 1783. 

Arqile Varfi, postieri vendor deri para disa muajsh, para se të mbyllej zyra, thotë se ekzistojnë legjenda se fshati ishte ndërtuar pas vdekjes së heroit kombëtar të Shqipërisë, Skënderbeut, i cili luftoi pushtuesit Osmanë në shekullin e 15-të dhe mbetet shtylla e mitologjisë kombëtare të vendit.

Varfi, familja e të cilit ka ardhur në Vuno gjatë viteve të hershme të ’60-ta, gjatë Revolucionit Kulturor Maoist që kishte Shqipëria si version të saj, dhe është krenare duke nënvizuar se që nga fillimi i shekullit të 20-të, fshati kishte një sistem kanalizimi të ndërlikuar që edhe sot përdoret.

“Fshati është ndërtuar përmes punëve të përbashkëta shpesh të organizuara nga familjet e pasura dhe vetëm muratorët mjeshtër janë paguar”, tha ai.  

Shtëpitë e Vunos me mure të trasha nga guri dhe dritare të gjata janë disa nga shembujt më të mirë të stilit vendor të fshatrave të Rivierës Shqiptare.

Të djegura nga forcat okupuese Naciste gjatë Luftës së Dytë Botërore, pjesë të mira të shtëpive në fshat shtrihen të braktisura dhe nuk është jetuar në to për më shumë se gjysmë shekulli.

Pasi që shumica e të rinjve të fshatit kanë luftuar me rezistencën Partizane, kur përfundoi lufta ata janë shkolluar në bllokun lindor dhe fshati nxori një numër të shkrimtarëve, poetëve, gazetarë dhe burokratë të lartë komunist, të cilët u zhvendosën dhe nuk u kthyen nëpër shtëpitë e tyre.

Varfi rikujton se para lufte fshati kishte më shumë se 2.000 njerëz, por tani janë më pak se 200. Shumica prej këtyre që kanë mbetur pas lufte, apo ishin ri-zhvendosur në fshat gjatë kohës së komunizmit, kanë migruar në shtetin fqinj, Greqi për punë pas rrëzimit të regjimit Stalinist të Enver Hoxhës.

Ironikisht, për shkak të plagëve që lufta, migrimi dhe politika ka lënë në komunitetin e Vunos, një pjesë e mirë e trashëgimisë popullore të saj arkitektonike mbetet e paprekur, si dhe aq pak ka qenë e ndërtuar në fshat për dekada të tëra.

Shtëpi të ngjashme të gurit janë gjetur po ashtu edhe në fshatrat e Dhërmisë, Qeparos, Piqeras, Ilias dhe pjesa e vjetër e Himarës.

Tani dy projektet e ministrisë së punëve publike të Shqipërisë, të financuara nga Banka Botërore, ka për qëllim të investoj në rindërtimin e këtyre shtëpive në mënyrë që të ruhet trashëgimia e tyre arkitekturale dhe duke shndërruar një pjesë të tyre në “Dhomë & Mëngjes” e cila do te jepte një ndjenjë autentike për sektorin e turizmit lokal.  

Projekti i kulmeve dhe fasadave pritet që të financoj pjesën e ndërtimit të jashtëm për 75 shtëpi gjersa 25 të tjera gjithashtu do të rinovohen për brenda përmes projektit Dhomë & Mëngjes.

Firmat e specializuara të arkitekturës të kontraktuara nga ministria e punëve publike do të skicojnë projektet, në mënyrë që të ndihmojnë në punët riparuese të kulmeve dhe mbrojtjen e fasadeve.

“Integruar organikisht në peizazh, fshtrata tradicionale të rajonit formojnë një shprehje unike të arkitekturës vendore, e veçantë për lokacionet e tyre dhe përdorimit të materialit vendor për ndërtim”, thuhet në prezantimin e projektit. 

“Tiparet vizuale të këtyre fshatrave janë një pjesë esenciale e peizazhit tërehqës të zonës, por ato janë në rrezik për tu shkatërruar nëse traditat dhe materialet vendore për ndërtim braktisen për stilet universale dhe materialeve moderne për ndërtim”, tërheq vërejtjen prezantimi.  

Jo të gjitha shtëpitë në Vunoi mbeten ashtu siç kanë qenë. Disa shtëpi janë rindërtuar duke përdorur materialet moderne për ndërtim, të cilat janë shumë të lira se sa puna tradicionale me gurë që janë përdorur për ti ngritur. 

Viro Andoni, familja e të cilit ka rrënjët në Vuno për qindra vite, thotë nëse ka mundësi do të rinovonte shtëpinë e tij në mënyrë të vjetër, por që vetëm nuk do të arrinte.

“Nëse do të merrja ndihmë nga shteti, unë do ta rindërtoja duke përdorur punët e gurit”, thotë 63-vjeçari, i cili i ka kaluar 15 vite si një i burgosur politik në burgun famëkeq të Spaqit në regjionin verior të Mirditës.

I burgosur në vitin 1972 për tradhti pasi ka tentuar të largohet për Greqi, ai ishte liruar në vitin 1987 dhe u kthye në shtëpi për të filluar një familje. 

Andoni, i cili ka humbur këmbën për shkak të punëve të rënda në minierën e bakrit në Spaq, thotë se i dhimbset kur sheh fshatin duke u zhdukur. 

“Ky fshat ka infrastrukturën më të mirë në bregun jugor por është duke u shkatërruar sepse s’ka mbet njeri për ta mirëmbajtur”, ai thotë. 

Ai kujton ditët e vjetra, ndërtimi i një shtëpie nuk ishte një akt individual por një përpjekje e përbashkët që ka përfshirë secilin në fshat, që do të ndihmonte me çdo gjë prej punës së lirë e deri të transportimi i materialit ndërtimor.

“Një ditë ju punonit në shtëpinë tuaj, ditën tjetër në shtëpinë e fqiut”, tha Andoni, duke shtuar se “çfarë i dhimbset më së shumti është se kjo ndjenjë e komunitetit është humbur përgjithmonë”.

ETIKETA

18 Gusht 2012 - 12:08

Besar Likmeta 18/08/2012 - 12:08
NDËRVEPRIMI0
KOMENTE0

Fshatrat e Fundit të Gurit në Shqipëri Presin Zgjatje të Re të Jetës

by Gazeta JNK
NA NDIQNI