Zjarret në vendet e rajonit, Osmani: Kosova e gatshme të ndihmojë miqtë dhe partnerët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e shtetit që të ndihmojë vendet e rajonit që po përballen me zjarre në male.

Osmani në një postim në Twitter ka shkruar mes tjerash se Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët e saj.

“Ndërsa zjarret e egra vazhdojnë të përhapen në të gjithë rajonin, imazhet nga Shqipëria, Maqedonia, Greqia janë zemërthyese. Mbrëmë trupat tanë të FSK-së dhe zjarrfikësit janë vendosur në Shqipëri për të ndihmuar në luftimin e zjarreve. Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë prekur. Kosova qëndron gati për të ndihmuar miqtë dhe partnerët tanë”, ka shkruar Osmani.

Ndërkohë Kosova ka dërguar trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ndihmuar në lidhje me situatën nga zjarret në Shqipëri.

Ushtarët e Kosovës nisen për t’i ndihmuar Shqipërisë kundër zjarreve masive

www.kallxo.com