Kuti votimesh mbërrijnë për numërim në KZAZ nën praninë e policisë - Foto: BIRN

Edi Rama: PS Ka Marrë 75+ Mandate

Këtë koment kreu i socialistëve dhe kryeministri në detyrë i ka bërë ndërkohë që KQZ shqiptare ka filluar sot në mëngjes numërimin e votave të zgjedhjeve të djeshme parlamentare në Shqipëri.

Rezultatet sipas KQZ-së kur janë përpunuar 31.7 % të qendrave të votimit janë këto: Partia Socialiste ka fituar 49.58%, Partia Demokratike 28.36%, Lëvizja Socialiste për Integrim 15.19%, PDIU 3.77%, LIBRA 1.09% dhe subjektet e tjera nën 1 për qind.

Rreth 3.45 milionë shqiptarë janë thirrur në zgjedhjet e djeshme parlamentare për të shprehur vullnetin e tyre mbi qeverisjen e vendit në katër vitet e ardhshme. Të 5,362 qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë janë hapur në orën 7:00 të mëngjesit dhe votimet u mbyllën në orën 19.00 sipas nenit 11 të Kodit Zgjedhor.