Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Dy Muaj Paraburgim për të Akuzuarit për Terrorizëm

Në aktvendimin për vazhdimin e paraburgimit të siguruar nga KALLXO.com, shihet se gjyqtari I rasti Hamdi Ibrahimi ju ka vazhduar masën e paraburgimit të akuzuarve, V.I. F.G, K.P,A.A dhe L.G.

Të akuzuarit sipas vendimit të Gjykatës do të qëndrojnë në paraburgim deri më 14 gusht kur do të merret vendimi I radhës për këtë rast.

Po në këtë rast, Gjykata Themelore e Prishtinës, i ka vazhduar masën e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj të akuzuarit, L.V.  ndërsa ndaj tre të akuzuarve të tjerë janë caktuar masa më te lehta.

Sipas pretendimeve të prokurorisë, disa prej të akuzuarve mbanin kontakte me Lavdrim Muhaxherin i njohur për aktivitetin e tij në Siri, për të cilin ditë më parë u raportua se ka humbur jetën, ndërsa si cak kishin lojtarët dhe tifozët izraelitë gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi lidhur me zhvillimet e këtij rasti.

http://kallxo.com/planet-e-lavdrim-muhaxherit-per-ti-sulmuar-lojtaret-e-izraelit/