Seanca e Kuvendit të Kosovës - Foto: KALLXO.com

Dështon Votimi i Parë për Anëtarin Serb të KGjK-së

Me anë të votimit të fshehtë me komisionin e përzgjedhur për votim, deputetët votuan për një nga dy kandidatët e propozuar Radojka Trifunoviq dhe Ivica Ivanoviq.

Me votat e 69 deputetëve, Trifunoviq mori 46 prej tyre, Ivanoviq 8 vota ndërkaq 15 fletëvotime ishin të pavlefshme.

Me këto numra asnjëri nga kandidatët nuk arritën shumicën e kërkuar të votave për tu zgjedhur anëtar i KGJK-së.

Pas pauzës së Kuvendit, në orën 14 pritet të votohet sërish për përzgjedhjen e njërit prej këtyre kandidatëve.