Gjykata shtetërore e Bosnjës e Hercegovinës. Foto: Gjykata shtetërore e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Dënohet Gruaja e të Dënuarit për Krime Lufte

Sipas vendimit, i cili u dha të mërkurën, Sekariq u shpall fajtore për zbulimin e identitetit të një dëshmitari të mbrojtur në rrjetet sociale.

“Sekariq shkroi emrin e dëshmitarit në Facebook më 11 nëntor të vitit të kaluar dhe e bëri këtë përsëri në një koment që ajo shkroi në Facebook. Në fund, emri u shfaq gjithashtu në një artikull mbi ngjarjet në Vishegrad gjatë kohës së luftës”, tha kryetarja e trupit gjykues Jasmina Qosiq-Dedoviq.

Gjykatësja tha se gjykata mori parasysh si rrethana lehtësuese se Sekariq nuk ishte dënuar kurrë për një krim dhe se ajo i kërkoi ndjesë dëshmitarit të mbrojtur.

Sipas vendimit, Sekariqit iu mor telefoni celular dhe laptopi që ajo përdori për të kryer krimin dhe u urdhërua të paguante tarifa ligjore me një kosto prej 50 eurosh.

Ajo u dënua në liri me kusht për tetë muaj, kështu që nëse ajo nuk kryen një krim të ri në dy vitet e ardhshme, ajo nuk do të duhet ta kryejë dënimin.

Vendimi mund të apelohet.

Dragan Sekariq u dënua më parë nga gjykata shtetërore e Bosnjës me 17 vjet burg për krime lufte të kryera në Vishegrad në vitin 1992 dhe aktualisht po gjykohet në një gjyq më vete për krime në Strpci pranë Rudos në vitin 1993.