Greg Delawie - Foto: KALLXO.com

Delawie: Kemi një lloj Lodhjeje nga Dialogu Kosovë-Serbi

Ambasadori amerikan Greg Delawie që po merr pjesë në konferencën “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë” e  cila është organizuar nga RIDEA dhe mbështetur nga Ambasada e Norvegjisë tha se dialogu me Serbinë ka sjellë përfitime të mëdha për Kosovën.

Delawie shtoi se këtë vit duhet që të ketë përparim në dialogun dypalësh ngase është vërejtur një lloj lodhjeje viteve të fundit.

“Dialogu ka sjellë përfitime në Kosovë, siç është integrimi drejtësisë në veri, integrimi i policisë. Kemi një lloj lodhjeje nga dialogu viteve të fundit”, tha ambasadori.

Ai deklaroi më tutje se dialogu nuk ka alternativë.

“Nuk ka alternativë përveç dialogut. ShBA mbështesin aspiratat e Kosovës dhe Serbisë për t’iu bashkuar BE-së. Këtë vit duhet të bëhet përparim në dialog. Sa i përket finales së madhe, ky studim është kontribut i çmueshëm”, tha ai.