Gjykimi i Zoran Vukotiqit | Foto: KALLXO.com

Defekti i Makinës Vonon Gjykimin e Zoran Vukotiqit

Edhe pse ishte paraparë të fillonte në orën 9 e 30, gjykimi i Zoran Vukotiqit, të akuzuarit për krime lufte ndaj popullatës civile nisi pak para orës 11:00.

NDËRLIDHUR

Arsye e vonesës, siç raporton KALLXO.com, ishte defekti në një makinë të policisë që shoqëron Vukotiqin nga burgu në gjykatë.

Ndaj Vukotiqit janë ngritur disa aktakuza për krime lufte.

Ai sot do të gjykohet në lidhje me sulmin ndaj popullatës civile dhe keqtrajtimin që u bëri të burgosurve në burgun e Smrekonicës.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e akuzon Zoran Vukotiqin për krime lufte kundër popullatës civile.

Sipas aktakuzës, i akuzuari në mes datave 2 dhe 3 maj 1999, në kapacitetin e tij si zyrtar policor rezervist nga stacioni i policisë në  Vushtrri në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë nga radhët e forcave serbe, mori pjesë në  sulmin ndaj popullatës civile shqiptare, e cila po udhëtonte në kolonë nga fshati Studime e Epërme në Studime të Poshtme.

Gjatë kësaj kohe, sipas aktakuzës, popullata civile në  mënyrë të qëllimshme i është nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit johuman, vuajtjeve të pafunda, dëbimit, si dhe aplikimit të masave të terrorit.

Në  mesin e këtyre civilëve të  vrarë, plagosur dhe të trajtuar në  mënyrë johumane për të cilët i akuzuari bart përgjegjësi direkte ose në bashkëpunim me të tjerë ishin: Ekrem Mulaku, Xhavit Mulaku, Fatmir (Ahmet) Gërxhaliu, Eshref Rashica, Adnan Bunjaku, Ademi, një  14 vjeçar i paidentifikuar, Haki Ademi, Shaip Gërxhaliu dhe Musa Gërxhaliu.

KALLXO.com ka shkruar edhe më herët për këtë proces gjyqësor.

Dëshmitari: Vukotiq Duke më Rrahur më tha e Paske Kokën e Fortë

Rasti ‘Vukotiq’, Dëshmitari Tregon si e Detyruan të Rrahet me Vëllain e tij

 

14 Shkurt 2018 - 11:18

Bahrie Sadiku 14/02/2018 - 11:18
NDËRVEPRIMI6
Prishtina Insight