Ligjërata | Foto: KALLXO.com

Charillon: Çështja e Kosovës për Spanjën është Çështje e Separatizmit

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Frederic Charillon ka thënë se “për Spanjën çështja e Kosovës është çështje e separatizmit”.

Charillon ligjëroi rreth politikës së jashtme dhe të sigurisë së BE-së në Fakultetin Filozofik, ndërsa foli për Spanjën duke iu përgjigjur pyetjes se a do të mund të detyroheshin shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që ta njohin atë.

“Për rastin e Spanjës shihet qartë elementi i brendshëm”, shtoi Charillon.

Profesori përmendi dy metoda në lidhje me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën.

Metoda e parë, sipas tij, është që shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën të shtyhen për ta bërë këtë, por kjo sipas tij s’është e lehtë, sepse secili shtet i Bashkimit Europian e ka të drejtën të vendosë për njohjen e shteteve të tjera.

Por, problemi më i madh, sipas tij, është Spanja, ku së fundi është shpallur pavarësia e Katalonisë”.

Charillon tha se zgjidhje optimale, sipas tij, do të ishte që shtetet e BE-së që kanë refuzuar ta njohin Kosovën “të mos parandalojnë vendosjen e etiketës europiane”, duke abstenuar apo mosvotuar në proceset që lidhen me integrimin europian.

Ndërkaq, në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori francez, Dider Chabert. I pyetur rreth liberalizimit të vizave ai tha se ka mbetur vetëm një kusht i cili është luftimi i krimit të organizuar e korrupsionit.

“Nëse vlerësimi i BE-së është pozitiv …sigurisht që (liberalizimi) mund të bëhet në fund të vitit”, tha ai.

17 Prill 2018 - 15:17

Ardit Kika 17/04/2018 - 15:17
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend