Busti i Skënderbeut në Gjilan | Foto: Facebook

Busti i Skënderbeut Zbulohet në Gjilan

Që nga sot, busti i Skënderbeut do të qëndrojë në sheshin kryesor të Gjilanit.

Në ceremoninë e përurimit të këtij busti kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri tha se heroi më i madh kombëtar mbetet Skënderbeu.

“Ky bust, ky vend do të rrezatojë mbi gjeneratat e reja, mbi njerëzit e qytetit tonë, vizitorët në qytetin tonë dhe gjithë ata që për Skënderbeun jo vetëm që ndjehen krenar, por heroi ynë më i madh kombëtar mbetet figura e Skënderbeut”, tha ai.

Haziri përmendi edhe të rënët tjerë dhe 50 vjetorin e demonstratave të vitit 1968.

“Tetori i vitit 68 shënon edhe 50 vjet dhe në kuadër të krejt manifestimit të Flakës së Janarit natyrisht që jemi krenarë dhe ndjehemi krenar dhe do të vazhdojmë me i respektua, me i nderua dhe me u gjunjëzua para veprave të tyre”, tha Haziri.

Zbulimi i bustit të Skënderbeut u bë në kuadër të organizimeve në 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut dhe Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut/21Media.