Blerta Deliu (PDK). Foto: Kallxo.com

Blerta Deliu: I Kemi Votat, Pavarësisht Çdo Gjëje, Do Shkojmë Deri në Fund

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra konfirmoi se koalicioni qeverisës i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar marrëveshjen e demarkacionit, ndërsa hedhjen e gazit lotsjellës e ka quajtur akte të papranueshëm.

“PDK është turpëruar nga kjo ngjarje. Konsideroj që akte të tilla janë të papranueshme duke e ditur rëndësinë e seancës se sotme. Koalicioni qeverisës i ka bërë votat, Vetëvendosje e dëshmoi edhe njëherë që është po e njëjta. . Pavarësisht çdo gjë që pritet te ndodhë sot, PDK është e vendosur që kjo ngjarje të shkojë deri në fund”, tha deputetja Deliu Kodra.