Arsyetimi i Gjykatës për Vendimin Lirues për Limajn

Në arsyetimin  e gjykatws për vendimin lirues për Fatmir Limajn, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Nikollë Komani, ka deklaruar se nuk është arritur të vërtetohet asnjë lidhje e Limajt me personat që kishin kryer vrasjen e Selman Binishit dhe Ramiz Hoxhës.

Kryetari i trupit gjykues ka deklaruar se Gjykata nuk ka arritur të vërtetojë me asnjë provë se i akuzuari Fatmir Limaj ka qenë në dijeni, ose është dashur të jetë në dijeni se personat e maskuar ishin duke përgaditur kryerjen e veprimti kriminal.

“Nuk është vërtetuar se kush ishin kryerësit, pasi të njëjtit ishin të maskuar, dhe këtë e ka cekur edhe prokuroria në aktakuzë.  Andaj bazuar në këto nuk është arritur që këta persona të vërtetohet nëse ishin pjesëtarë të UÇK-së dhe as në komandën e kujt ishin ata”, ka thënë kryetari i turpit gjykues, gjyqtari i Gjykatës Themelore të Gjakovës Nikollë Komani, gjatë fjalës së tij të shpalljes së Aktgjykimit lirues për Fatmir Limajn.

Më tej gjyqtari Komani ka thënë se duke u nisur nga provat e administruara, gjykata nuk ka rritur të vërtetojë se Lija ka patur lidhje, apo ka qenë në dijeni për planet e personave të paidentifikuar që kishin kryer krimin.

“Andaj gjykata nuk ka arritur të vërtetoja se ai akuzuari Fatmir Limaj ka qenë në dijeni se personat e maskuar ishin duke e përgaditur aktin kriminal. Dhe mbi këto baza gjykata ka marrë këtë vendim”, la thënë gjyqtari Komani.