Arkiva - Foto: KALLXO.com

Arrestohet Pasi Kundërshton Konfiskimin e Veturës

Në raportin e përditshëm policia njofton se ka arrestuar një person në fshatin Llapushnik të Dragashit.

Sipas policisë, arrestimi ndodhi pasi ky person kundërshtoi konfiskimin e veturës së paregjistruar.

“I dyshuari kishte refuzuar t’u bindej urdhrave të zyrtarëve policorë të cilët ishin në një pikë kontrolli të veturave dhe i kishin konfiskuar veturën të dyshuarit pasi nuk posedonte regjistrim për veturën”, sqaron raporti policor.

I arrestuari, sipas raportit, pas inicimit të rastit për mosrespektim të personit zyrtar është liruar me urdhër të prokurorit.

KALLXO.com shkroi se gjatë prillit policia është duke zhvilluar një aksion për konfiskimin e veturave të paregjistruara.

http://kallxo.com/policia-aksion-per-largimin-e-automjeteve-te-paregjistruara/