Foto-ilustrim - Foto: KALLXO.com

Arrestohen për vjedhje të rrobave në qendër tregtare

Dy shtetase të Shqipërisë janë arrestuar dje rreth orës 11:20, në rrugën “Edit Durham” në Prizren.

Policia ka njoftuar se ato janë arrestuar për shkak të dyshimit për vjedhje të rrobave të ndryshme në vlerë 90 euro në një qendër tregtare në Prizren.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarat janë dërguar në mbajtje.