Foto-ilustrim. Njëra nga pikat kufitare

Armë dhe Pjesë Armësh Kapen në Vërmicë

Polica në raportin e saj të përditshëm njofton për zbulim armësh dhe pjesë të tyre në një kamion në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Sipas policisë shoferi i kamionit është arrestuar, ndërsa në këtë mjet janë gjetur dhe konfiskuar “10 siguresa për armë, 6 fatrolla për armë, një elektroshok, një sprej, dy palë dorëza taktike 6-shtiza metalike për shigjeta dhe disa gjësende tjera”.

Të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për raste tjera të konfiskimit të armëve gjatë tetorit.

http://kallxo.com/konfiskohen-arme-ne-peran-te-podujeves/

http://kallxo.com/policia-konfiskon-arsenal-armesh-ne-han-te-elezit/