Ferid Agani | Foto: Facebook

Aktakuza Shtyn Aganin të mos Garojë për Deputet

Ferid Agani nuk do t’i hyjë garës për deputet për shkak të aktakuzës në Rastin “Stenta” ku ngarkohet për keqpërdorim detyre sa ishte ministër i shëndetësisë.

Lajmin se nuk do të jetë pjesë e listave të deputetëve e bëri të ditur vetë Agani në një postim në Facebook në faqen zyrtare të partisë që drejton.

“Kam vendosur që të mos i shfrytëzojë të drejtat e mia kushtetuese dhe ligjore për të garuar i barabartë me kandidatët e tjerë për postin më të nderuar të përfaqësuesit të popullit në situatën kur me akuzë plotësisht të pabazuar dhe të padrejtë është qitur hije mbi figurën time publike politike”, shkroi Agani.

Aktakuza ndaj Aganit lidhet sipas prokurorisë lidhet me pagesat për trajtimin e pacientëve jashtë Institucioneve publike shëndetësore për periudhën 2011 -2015.

Dje Agani në këtë proces gjyqësor, ku akuzohen edhe 63 persona tjerë-punonjës të institucioneve shëndetësore publike e private, u deklarua i pafajshëm.

http://kallxo.com/ish-ministri-e-doktoret-deklarohen-te-pafajshem-per-stentat/

Më tutje në postim Agani tregon se për t’i lënë hapësirë një gjykimi të drejtë e pa ndikime ishte tërhequr edhe nga pozita e ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Janë këto të njëjtat parime që më kanë shtyrë që vitin e kaluar, menjëherë pas ngritjes së kësaj akuze, si shprehje e përgjegjësisë sime publike ndaj qytetarëve të vendit e me qëllim të lirimit të plotë të hapësirës për proces të drejtë gjyqësor pa asnjë presion të kërkojë lirimin nga detyra e Ministrit në Qeverinë e Kosovës”, shkroi Agani.

KALLXO.com kishte raportuar për dorëheqjen e Aganit

http://kallxo.com/ferid-agani-lirohet-nga-detyra/

Më 16 maj Partia e Drejtësisë u bë pjesë e koalicionit me PDK-në.

http://kallxo.com/koalicioni-pdk-se-partine-e-njeriut-aktakuze-per-aferen-stentat/