Aksident në Prishtinë | Foto: KALLXO.com

Aksident në Prishtinë (Foto)

Një aksident komunikacioni mes dy makinash ka ndodhur te objekti i ri i Komunës së Prishtinës në mesditën e sotme.

Në fotot e ardhura në KALLXO.com shihet prania e makinës së ndihmës së shpejtë dhe pjesë të makinave të aksidentuara në rrugë.

Por Milaim Fejzullahu, komandanti i Policisë së Trafikut për Rajonin e Prishtinës tha për KALLXO.com se aksidenti kaloi pa të lënduar e vetëm me dëme materiale.

Aksidenti

KALLXO.com në qershor të këtij viti shkroi që 277 persona kanë vdekur nga aksidentet në Kosovë për dy vjet e gjysmë.