Asaf Ademi, Besa, Gostivar. Foto: Atdhe Mulla

Afatet e Asaf Ademit për Tregun e Gjelbër dhe Shtratin e Lumit Vardar

Kandidati Lëvizjes Besa për kryetar të Gostivarit, Asaf Ademi, tha se qytetarët janë të dëshpëruar nga gjendja e rëndë ekonomike në këtë komunë.

“Problemet që i ka Gostivari paraqesin arsyet kryesore pse kam kandiduar për kryetar të Gostivarit. Jemi të dëshpëruar nga gjendja ekonomike, infrastruktura e dëmtuar e shkolla të politizuara”, tha Ademi në Debat Pernime për Gostivarin.

“Zotohemi për hapje të vendeve të reja të punës, arsimim cilësor, rrugë moderne, ujë për pije e kanalizim, mjedis të pastër jetësor, përkujdesje për parashkollorët”, shtoi ai.

Ademi premtoi që Tregu i Gjelbër në qytet do të rikthehet në funksion “brenda dy apo dy vjet e gjysmë” ndërsa rregullimin e shtratit të lumit Vardar brenda 100 ditëve.

Debatet transmetohen në TV ART CHANNEL nga sot deri më 7 tetor.

Në kuadër të këtyre debateve, shikuesit do të njihen me ofertën politike të kandidatëve për komunat Çair, Saraj, Tetovë, Strugë, Gostivar, Dibër dhe Kërçovë.

Qytetarët mund të dërgojnë pyetje për kandidatët përmes platformës online në KALLXO.com, aplikacionit mobil të KALLXO.com si dhe në Facebook të KALLXO.com.

Debatet organizohen në partneritet të KALLXO.com me PortalbVërtetëmatës/VistinomerArt Channel dhe BIRN Maqedonia.