VV kërkon respektimin e rezolutës së Kuvendit për Telekomin

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media i ka bërë thirrje Qeverisë që ta zbatojë rezolutën e Kuvendit të Kosovës për Postën dhe Telekomin e Kosovën që është miratuar në korrik të këtij viti.

Kjo rezolutë kërkon trajtimin e situatës financare të Telekomit të Kosovës.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Besnik Bislimi në konferencë për media tha se deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë veprim për jetësimin e kësaj rezolute.

“Që nga ajo ditë, si Qeveria e Kosovës ashtu edhe Auditori i Përgjithshëm dhe ARKEP nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të jetësuar rekomandimet apo kërkesat e deputetëve të Republikës së Kosovës. Një pjesë e mirë e këtyre 12 pikave kanë të definuara si veprimet ashtu edhe afatet e parapara për ndërmarrjen e tyre’’, tha Besnik Bislimi, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Sipas Bislimit, kontrata e dëmshme ndërmjet Telekomit dhe Z-mobile mund të ndërpritej edhe nga prokuroria por ata se kanë bërë.