I Vidhen Stolitë një Gruaje në Prizren

Policia në raportin e përditshëm tregon se ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin e grabitjes së stolive të një gruaje.

I dyshuari për grabitje, sipas policisë ia ka marrë nga qafa një zinxhir kësaj gruaje, bashkë me një unazë ari me vlerë.

Të arrestuarit i është caktuar ndalimi policor.

KALLXO.com ka shkruar edhe për grabitje tjera të stolive të arit. Shkrimet e tilla mund t’i lexoni këtu.