Policia e Shtetit- Tirane- Foto: Policia e Shtetit/Facebook

VIDEO: Policia Arreston Katër Persona, Shisnin Kanabis Afër Shkollave

Policia e Tiranës arreston katër persona që shpërndanin lëndë narkotike në afërsi disa shkollave.

Me anë të një njoftimi, Policia e Tiranës ka thënë se katër persona janë arrestuar në flagrancë pasi janë zënë duke shitur lëndë narkotike në afërsi të shkollave të mesme.

Lëndët e sekuestruara, sipas policisë i përkasin llojit kanabis sativa.

21 vjeçari me inicialet K. K ka qenë i shpallur në kërkim edhe për veprën për mosbindje ndaj personave zyrtar në këtë rast të policisë.

19 vjeçari me inicialet E. Sh është i dënuar më parë për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt ndërsa është kërkuar nga policia për mos zbatim të urdhrave të personave zyrtar.

Një tjetër i arrestuar është edhe 20 vjeçi nga Tirana me inicialet S. Rr.

44 vjeçari me inicialet P. N ka qenë i dënuar më parë për dy vepra, vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Sipas policisë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga shërbimet e Policisë të në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundërligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit kanabis sativa pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar, të dyshuarve të mësipërm u janë gjetur dhe sekuestruar 20 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa e ndarë në porcione gati për t’u shitur.

Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit P.N janë gjetur 3 doza të dyshuara me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa, 1 patentë italiane e falsifikuar, 1 dokument (tesera sanitaria) dhe 1 kartë identiteti.

Materialet procedurale i janë referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “ Falsifikim dokumentesh” parashikuar nga neni 283/2 dhe 186 i Kodit Penal.