VIDEO: Njësia Speciale tërhiqet nga lagjja ‘Kalabria’

Njësia speciale e Policisë së Kosovës ka përfunduar para pak çastesh operacionin e kërkimit të disa të dyshuarve, të cilët sipas burimeve të KALLXO.com kërkohen nga INTERPOL-i.

Operacioni i filluar sot pasdite ka përfunduar para pak minutash.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com video në të cilat shihen njësitë speciale të Policisë duke u larguar nga lagjja “Kalabria” në kryeqytet.

Burime të KALLXO.com thonë se në këtë operacion kërkoheshin persona që nuk janë shqiptarë dhe se ka të arrestuar.

Këto janë pamjet e dërguara nga qytetari.