VIDEO: Grabitja e bankës në Veternik

Një grabitje e armatosur është raportuar të ketë ndodhur  gjatë ditës së sotme në një bankë në lagjen Veternik në Prishtinë.

KALLXO.com ka siguruar video në të cilat shihen tre persona, të cilët kanë kryer grabitjen.

Në video shihen tre personat e maskuar dhe të armatosur  duke dalë nga banka dhe duke u larguar me veturë.

Policia gjatë ditës së sotme ka njoftuar se personat e dyshuar kanë sulmuar fizikisht një person dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.

“Personi i lënduar (sigurim i bankës), është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia po punon me përkushtim për të identifikuar  personat e dyshuar dhe vendndodhjen e tyre”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Policia ka ftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë informacione lidhur me rastet kriminale e veçanërisht për rastin e sipërshënuar të mbështesin policinë me informacionet e tyre për hetimin dhe zbulimin e akteve të tilla.

KALLXO.com ka raportuar sot për grabitjen në lagjen Veternik në Prishtinë.

https://kallxo.com/grabitje-ne-nje-banke-ne-prishtine-2/

03 Dhjetor 2018 - 17:57

Afërdita Fejzullahu 03/12/2018 - 17:57
NDËRVEPRIMI0
Prishtina Insight
NA NDIQNI

Send this to a friend