Dy të arrestuar për grabitjen e bankës në Shtime

Prokuroria në Ferizaj ka bërë të ditur se dy persona janë arrestuar si të dyshuar për rastin e grabitjes së një filiale të një banke që ndodhi në Shtime të hënën, më 2 shtator.

Në një komunikatë, Prokuroria në Ferizaj tha se pas një punë intensive të hetuesve rajonalë, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe gjyqtarin, ka arritur të identifikojë tre persona të dyshuar për rastin e grabitjes së ndodhur në “Raiffeisen Bank” në Shtime.

“Gjatë këtij operacioni, janë arrestuar të dyshuarit me iniciale K.H., dhe A.L, të cilët me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh”, thuhet në komunikatë.

Prokuroria thotë se i dyshuari tjetër me inicialet A.K. gjendet ende në arrati.

Shtime: Të shtëna me Kallashnikov, Grabitet banka

Të shtënat në Shtime,katër persona me armë të gjata grabitën bankën