VIDEO: Arrestohen Deputetët e Vetëvendosjes

Deputetët Sali Zyba,Liburn Aliu,Xhelal Sveçla,Fitore Pacolli dhe Drita Millaku janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Deputetët e tjerë të VV janë nxjerrë nga salla me arsyetimin se forenzika do e ekzaminojë vendin.

Deputetja Albulena Haxhiu pas këtij veprimi ka thënë se policia është sqaruar me të duke pretenduar se e ka arrestuar atë gabimisht. “Më thanë ju kemi arrestuar gabim, e rëndësishme është të merren deputetët e VV-së pavarësisht kush janë ata” ka thënë Haxhiu

.