(VIDEO) Aksioni i Policisë: Kapen mbi 39 mijë euro false

39 mijë e 300 euro false janë konfiskuar nga aksioni i policisë i realizuar mbrëmë në Pejë.

Bashkim Spahiu, Drejtor i Drejtorisë për Krime Ekonomike dhe Korrupsion: në bashkëpunim me AKI-në mbrëmë ka realizuar planin operativ të quajtur “100 euro” për veprën penale falsifikimi parave.

Si rezultat i këtij plani janë konfiskuar 39 mijë e 300 euro dhe janë arrestuar dy persona të dyshuar për falsifikim të parave.

Në kuadër të operacionit janë kontrolluar edhe dy lokacione ku janë konfiskuar dy telefona dhe një veturë.

Sipas policisë dyshimet e para janë se këto para nuk janë prodhuar në Kosovë por në shtete fqinje