Vetura godet për vdekje këmbësoren 37 vjeçare

Një person rreth moshës 37 vjeçare ka mbetur i vdekur pasi është goditur nga një veturë në rrugën nacionale Prishtinë- Ferizaj.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar komandanti i trafikut për rajonin e Prishtinës, Majori policor, Milaim Fejzullahu.

“Një aksident ka ndodhur në fshatin Llugaxhi në rrugën nacionale Prishtinë-Ferizaj. Një veturë ka goditur një këmbësore e cila nga lëndimet e marra ka vdekur. Deri më tani dyshimet janë se këmbësorja është 37 vjeçare. Policia është në vendin e ngjarjes”, tha Fejzullahu.