I Vërtetohet Dënimi të Kthyerit nga Siria që Lufton Radikalizmin

Në një komunikatë Gjykata e Apelit bëri të ditur se ka vërtetuar dënimet e shqiptuara nga gjykata themelore ndaj nëntë të akuzuarve për organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste.

Apeli në komunikatë njofton se ka refuzuar si të pabazuara ankesat e mbrojtjes dhe Prokurorisë Speciale.

“Apeli i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe mbrojtësve të të akuzuarve H.A.,N.A.,I.R.,A.B.,E.B.,S.S.,H.E.,H.L. dhe M.B., kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 29.04.2016”, thuhet në komunikatën e Apelit .

Bëhet fjalë për Hafiz Ahmetin, Naser Avdylin, Ibrahim Reshitin, Albert Berishën, Enis Begollin, Skënder Sylën, Hajdin Elezin, Hajrush Lajçin dhe Muxhahid Bravën që më 29 prill u dënuan nga Gjykata Themelore në Prishtinë për për organizim dhe pjesëmarrje në grupet terroriste.

Atëherë, Naser Avdyli dhe Hajdin Elezi u dënuan me nga 4 vjet e 6 muaj burgim, ndërsa Ibrahim Reshiti dhe Enis Begolli u dënuan me nga 4 vjet burg.

I dyshuari tjetër Albert Berisha u dënua me nga 3 vjet e 6 muaj burg, ndërsa Hajrush Lajçi, Skënder Syla, Muxhahid Brava dhe Hafiz Ahmeti nga trupi gjykues u dënuan me nga 3 vjet burgim.

http://kallxo.com/shpallen-fajtore-9-te-akuzuar-per-terrorizem/

Apeli në komunikatë arsyetoi vendimin për vërtetim të dënimeve.

“Apeli konstatoi se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar drejt gjendjen faktike, nuk ka bërë shkeljeje të dispozitave të procedurës penale si dhe ka aplikuar drejt ligjin penal”, thuhet në arsyetimin e Apelit.

Kjo gjykatë konstaton “se nuk qëndrojnë  pretendimet epProkurorit për dënime me të ashpra dhe as ato të mbrojtësve për dënime më të buta me burgim”.

Njëri nga ata që Apeli ia vërtetoi dënimin është edhe Albert Berisha që pasi qëndroi nëntë ditë në Siri, u kthye në Kosovë dhe themeloi një organizatë për të rehabilituar të kthyerit tjerë nga kjo luftë.

I Kthyeri nga Siria, në Mision Kundër Radikalizmit Fetar