Vdekje e dyshimtë në Rugovë

Në Rugovë të Pejës është gjetur një trup i pajetë dhe vdekja e tij është cilësuar si e dyshimtë.

Rastin për KALLXO, e konfirmoi zëdhënësi për informim në Prokurorinë e Pejës, Shkodran Nikçi.

“ Në një fshat të Rugovës është gjetur një trup i pajetë, ashtu që rasti është hapur si vdekje e dyshimtë dhe me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, me qëllim të konstatimit të shkaqeve të vdekjes së tij “, tha Nikçi.